Pasuria e Messit, rivaliteti i sponsorëve me CR7, shtëpia dhe koleksioni i veturave (Foto)
Lionel Messi akoma nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën (e cila i skadon në vitin 2018), ndërsa ekziston frika në Camp Nou se ai mund të largohet në fund të sezonit. Dhe kudo që të shkonte (nëse ndërron ambient), përfitimet e tija financiare do të ishin të majme.
Mirëpo, cila është pasuria e tij aktualisht? Sipas raportimeve në Spanjë, argjentinasi është lojtari i tretë më i paguar në Evropë, pas Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. (Duhet theksuar se të dy lojtarët e Real Madridit i kanë rinovuar kontratat në vitin 2016, ndërsa sulmuesi katalunas ngritjen e fundit e ka pasur në vitin 2014, prandaj nuk është çudi se dy lojtarët e Los Blancos paguhen më shumë se ai).
Messi përfiton 387.000 euro në javë, rreth 34.500 më pak se Ronaldo, mirëpo me kontratën e re (qoftë te Barca apo diku tjetër), argjentinasi pritet ta kalojë portugezin.
Ngjashëm si CR7, marrëveshjet e Messit me sponsorë të ndryshëm janë të shumta, ndërsa më të mëdha janë ato prodhuesit e këpucëve. Rivaliteti mes dy futbollistëve më të mirë në botë, vazhdon edhe në aspektin e sponsorëve – Nike (Ronaldo) dhe Adidas (Messi).
Raportohet se edhe Ronaldo (me Nike) edhe Messi (Me Adidas), para disa muajsh kanë nënshkruar kontrata afatgjate, me vlera të majme parash që do të jenë aktive deri kur t’u përfundojë karriera futbollistike.
Messi njëherësh ka reklamuar produktet e Pepsi, Gillette dhe Turkish Airlines. Sipas Forbes, gjatë vitit 2016 nga këta sponsorë, ai ka përfituar 26.5 milionë euro. Derisa Ronaldo ka nisur linja të veshjeve të brendshme, këpucëve dhe parfumeve, Messi ka investuar në prona, në veçanti në vendlindjen e tij në Rosario të Argjentinës.
Pasuria e Messit llogaritet ndërmjet 230 dhe 265 milionë euro dhe padyshim se është pakëz më e ulët se ajo e Ronaldos. Megjithatë, këto shifra nuk janë të konfirmuara, duke qenë se bizneset e tij vazhdojnë të mbesin sekrete për masën e gjerë.
Forbes e ka renditur Messin si sportistin e dytë më të paguar në vitin 2016, me 77.2 milionë euro përfitime brenda një viti, ndërsa ishte gjashtë milionë euro prapa CR7 dhe 40.6 milionë dollarë para Zlatan Ibrahimovicit, i cili ishte i treti në renditje.
Nëse ai vendos ta shokojë botën dhe të shkojë në Kinë, atëherë do të përfitojë më shumë se Carlos Tevez, i cili përfiton 568.000 euro më javë. Sidoqoftë, gjasat që 30-vjeçari të shkojë në Kinë në këtë fazë të karrierës së tij janë minimale.
Nuk duhet lënë anash edhe punën bamirëse të tij, i cili përmes ‘Fondacionit Leo Messi’ ndihmon në shërimin e të sëmurëve. Iniciativa e tij mbështet në përgjithësi fëmijët e sëmurë dhe ndihmon në shërimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City