LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 7 rikthehet në treg me emër tjetër

Galaxy Note 7 rikthehet në treg me emër tjetër

Më herët kemi dëgjuar një spekulim se Samsung do të filloj të shes versionin e riparuar të telefonit Galaxy Note 7.

Kompania është dashur të anulojë një numër të njësive të pajisjes pasi që ato kanë marrë flakë pas problemeve me baterinë. Anulimi është bërë dy herë dhe më pas, Samsung e ka ndërprerë pajisjen.


Tani, Samsung ka konfirmuar se një version i përtërirë i Galaxy Note 7 do të shitet në disa shtete të ndryshme.

“Qëllimi i prezantimit të pajisjes së ripërtrirë është vetëm zvogëlimi i ndikimit në ambient,” ka bërë të ditur Samsung në një deklaratë për The Verge.

Poashtu, është lërë të nënkuptohet se telefoni mund të ketë një emër plotësisht tjetër kur të zbulohen detajet e reja.

“Detajet e produktit si emri, specifikat teknike dhe çmimi do të dihen kur të jetë e gatshme pajisja. Samsung nuk do të ofrojë Note 7 të riparuar në tregun amerikan.”