LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Liberalizmi i vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit (Video)

Thaçi: Liberalizmi i vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur se vetëm ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi e ndan Kosovën nga liberalizimi i vizave.

Presidenti Thaçi tha se nëse nuk kalon tani Demarkacioni në Kuvend, mund të kalojnë dekada kur Kosova do të mund të lëviz lirshëm në zonën Schengen.

“Nëse kryhet Demarkacioni ndodh liberalizimi i vizave në muajt e ardhshëm. Nëse kjo nuk ndodh ka pasiguri për muajt, vitet e ardhshme, ndoshta dekadë”, tha Thaçi në Tribuna Channel.


Thotë se nuk njeh zëra kundër formimit të ushtrisë. Madje ai thotë se do të punojë që t’i bind serbët të votojnë përkundër faktit që, sipas tij, ata janë të urdhëruar nga Serbia që të mos votojnë formimin e ushtrisë.

“Serbët e Kosovës janë të urdhëruar që të mos votojnë. Janë edhe të frikësuar dhe kërcënuar nga Beogradi që të mos votojnë. Por edhe bashkësisë ndërkombëtare i mbetet që të punojë me Beogradin që të tërhiqet nga ky projekt armiqësor me konoslidinim dhe formimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të mendojnë që Kosova të mos mbetet viktimë e politikave të gabuara të Beogradit”, tha Thaçi. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Goditi qëllimisht me veturë zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori