“Unë jam i gatshëm të kthehem e të jap kontributin tim nëse dikush më fton në Shqipëri. Unë kam arritur gjithçka që kam pasur ambicie. Jam mjaftueshëm i pasur dhe nuk vuaj për pasuri. Për Shqipërinë do të vija në çdo moment nëse kërkohet ndihma ime.
Gjithçka kam mësuar gati çerek shekulli në Kanada jam I gatshëm ta aplikoj në vendin tim” kështu e nis rrëfimin e tij me mjaft emocione një shqiptar të cilit Kanadaja ia ka besuar sistemin e mbrojtjes. Konstandin Ristani është simboli I një historie suksesi, por që gjithçka e ka realizuar jashtë Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ai ka rrëfyer 25 vitet e tij në emigracion ku ia ka dalë të punojë në struktura të larta të shtetit Kanadez.
Aktualisht është drejtues i një njësie mjaft të rëndësishme në NATO, struktura që merret me arkitekturën e sistemit të komunikimit dhe informimit për çdo mision apo veprimtari të Aleancës Veri-Atlantike. “Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1992 dhe u vendosa në Kanada pasi kisha marrë edhe pasaportën kanadeze me natyralizim, pasi mamaja ime ka lindur në Kanada në vitin 1921.
Megjithëse isha diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Shqipëri, unë u largova atje si një askush, pasi në vitin 1992 më hoqën nga puna. Kam nisur Universitetin gati 40 vjeç, në vitin 1993, për Shkenca Kompjuterike. Aty isha shqiptari i parë që studioja dhe drejtuesit më thanë se ti do të jesh edhe një precedent në vazhdim, nëse del mirë me studime do iu japësh mundësinë në të ardhmen studentëve të tjerë shqiptarë që të studiojnë këtu.
Pasi u diplomova, kam punuar në zyrën e statistikave atje. Ndërkohë 10 vite më parë përmes një konkursi u bëra pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes kanadeze. Aktualisht drejtoj këtë strukturë të rëndësishme në NATO” tha ai në Pasdite në Top Channel.
Ristani tregon se asgjë nuk ka qenë e lehtë, por për të ecur përpara e ka ndihmuar ambicia e tij dhe dëshira për të mësuar gjithmonë. Ndihet krenar për të dyja pasaportat që mban, shqiptare dhe kanadeze, por zemrën asnjëherë nuk e ka larguar nga Shqipëria, për të cilën thotë se është gati të kthehet e të jap kontributin e tij për zhvillimin e vendit.
“Gjithçka që kam bërë sigurisht që ia ka vlejtur. Nëse do të rikthehesha edhe njëherë në vitin 1992 nuk do të largohesha sepse e gjithë kjo rrugë ku kam arritur sot ka qenë shumë e mundimshme” tha Ristani në bisedë me Jonida Shehun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë