LAJMI I FUNDIT:

Zubizarreta kërkon Casillasin në klubin e tij

Zubizarreta kërkon Casillasin në klubin e tij

Drejtori sportiv i Olympique Marseille, Andoni Zubizarreta, raportohet se është duke planifikuar për t’i ofruar një kontratë dy-vjeçare portierit veteran të Portos, Iker Casillas.

Sipas mediumit A Bola, sezoni i mirë i Casillasit me Porton nuk ka shkuar pa u vënë re, dhe tani ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij.


Është ish-legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Zubizarreta – tani drejtori sportiv në Marseille, i cili është duke shpresuar për të sjellë shokun e tij spanjoll në Ligue 1.

Casillas tall Bartran duke ia përmendur Balen (Foto)
Lexo po ashtu Casillas tall Bartran duke ia përmendur Balen (Foto)

Ikona e Real Madridit është përgjegjës për fatin e tij pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit, edhe pse ai ka mundësinë e një vit tjetër në Portugali.

Zubizarreta u shkarkua si drejtor sportiv Barcelonës në janar të vitit 2015 dhe mori të njëjtin rol në Marseille tetorin e kaluar, si pjesë e një blerje të klubit nga ana e biznesit amerikan Frank McCourt.

Casillas për koincidencë ka tejkaluar Zubizarretan në vitin 2011 me 126 paraqitje për Spanjën, teksa vazhdon ende të thirret nga trajneri Julen Lopetegui, dhe tani man rekordin me plot 167 paraqitje për ‘Furinë e Kuqe’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori