LAJMI I FUNDIT:

Astronauti i katërt që shkeli në Hënë, ka shpjegim të thjeshtë se pse jashtëtokësorët s’kanë ardhur kurrë në Tokë!

Astronauti i katërt që shkeli në Hënë, ka shpjegim të thjeshtë se pse jashtëtokësorët s’kanë ardhur kurrë në Tokë!

I kaloi 60 ditë në hapësirë, nga të cilat 10 ore dhe 26 minuta në Hënë dhe në orbitën e Tokës. Alan Bean sot është 85 vjeç, ndërsa në vitin 1969 ishte astronaut në misionin e dytë në Hënë – njeriu i katërt që eci në sipërfaqe të saj.

Alan Bean ishte një nga tre astronautët në Apollo 12 që niset më 14 nëntor 1969 dhe dhjetë ditë më vonë arrin në Hënë. Bean thotë se kurrë nuk ka i dëgjuar astronautët tek thonë se dëshirojnë të shkojnë në Hënë për ta parë Tokën.


“Donim ta shihnim Hënën nga afër, por megjithatë pamja më e mirë ishte shtëpia jonë bardhë-e-katër që sillej rreth Diellit”, ka thënë ai.

Bean ka teori interesante për jashtëtokësorët.

“Nuk besoj se dikush nga gjithësia ka vizituar Tokën”, thotë ai për News.com.au, transmeton Telegrafi. “Një nga arsyet se pse nuk besoj se ata ishin këtu është se qytetërimet shumë më të avancuara janë edhe më altruiste e më miqësore – si Toka që është më e mirë seç ishte. Ndaj, nëse do të vinin do të thoshin: ‘Vijmë në paqe. E dimë që keni kancer që vret njerëzit. Meqë ne e kemi zgjidhur këtë problem para 50 vitesh, ky është aparati që e vendosim në gishtat e pacientëve e që menjëherë i shëron’”!

Sipas tij, ne këtë do ta bënim pas mijëra vitesh kur do të mund të shkojmë te yjet tjera. Ndaj, është i sigurt se nuk jemi të vetmit në gjithësi.

“Janë miliarda yje, e ato yje kanë planete përreth. Në atë numër të madh yjesh duhet të ketë planeteë ku jetohet”, thotë ai. “Disa duken si jeta në Tokë para 100 mijë vitesh, disa në nivelin tonë, disa para nesh, e disa 10 mijë vite para në ardhmëri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori