LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ndihmojeni drejtësinë, mos i politizoni vrasjet (Video)

Thaçi: Ndihmojeni drejtësinë, mos i politizoni vrasjet (Video)

Derisa udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë hapur çështjen e vrasjeve të pasluftës, kjo nuk është befasi për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos në kohën para zgjedhjeve. Ai në një intervistë për KosovaPress, u ka bërë thirrje që të mos përdorën këto vrasje për përfitime politike, por të ndihmohet drejtësia.

Madje, kreu i shtetit përmend edhe letrat e dërguara tek kryeprokurori i vendit Aleksandër Lumezi, pikërisht për zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe vrasjeve tjera.

“Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë. Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj obligim i partive politike dhe institucioneve në vend që t’i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im”, theksoi Thaçi.


Ish-lideri i PDK-së, partia e të cilit ishte akuzuar në të kaluarën nga LDK-ja se ka gisht në vrasjet e eksponentëve të saj, shton se riaktualizimi i tyre para zgjedhjeve nuk është befasues, porse më shumë i lëndon familjet e të vrarëve, se sa ua lehtëson dhimbjen.

“Le të vlerësoj vet opinioni, por nuk është befasuese që çdoherë para zgjedhjeve hapen tema të tilla të ndjeshme për të lënduar me tepër familjet e tyre, se sa për t’ua lehtësuar dhimbjen apo për të ndihmuar të vërtetën dhe drejtësinë… Unë e theksova ne duhet ta mbështesim drejtësinë e t’i lëmë politizimet”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në këtë intervistë, presidenti Thaçi ka folur edhe për Komisionin për të Vërtetën. Kreu i shtetit konfirmon se një të ardhme të afërt, do të dekretoi edhe themelimin e këtij komisioni, pas konsultimeve që ka zhvilluar me gjithë akterët, ku ka marrë opinionet pro dhe kundër.

“Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin do të jetë një komision i pavarur, nuk do të zëvendësoj drejtësinë, do ta ndihmoj drejtësinë. Unë besoj se edhe drejtësia, edhe pajtimi, edhe e vërteta mund të ndodhin në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, por kanë ndodhur gjëra jo të mira edhe ndaj komunitetit të tyre pas luftës, prandaj çdo zbulim i së vërtetës është mirë për vendin, është çlirim për vendin, është mesazh i pajtimit, kështu në të ardhmen e afërt do ta bëjë edhe dekretimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin”, tha ai.

Thaçi madje shprehet i bindur se ky Komision do të ketë sukses, meqë ka marrë mbështetjen e shoqërisë civile, mediave dhe familjeve të personave të pagjetur, si shqiptarë, ashtu edhe serbë. Megjithatë, ai thekson edhe kritikat që ka marrë për këtë iniciativë, të cilat i vlerëson si normale.

“Definitivisht besoj se do të ketë sukses, sikurse mos të besoja në të vërtetën dhe pajtimin as që do ta inicioja”, u shpreh presidenti Thaçi. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori