LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e quan paradoksale organizimin e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë

Thaçi e quan paradoksale organizimin e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë

Serbia pritet që zgjedhjet presidenciale t’i mbajë edhe në Kosovë. Të paktën kështu është marrë vendim nga komisioni zgjedhor i Serbisë, që të hap 90 vendvotime në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në ditët në vazhdim do të merret vendimi për këtë çështje, në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai theksoi se vendimi i institucioneve të vendit do të jetë vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.


“Është një paradoks, që përderisa vet serbët e Kosovës bojkotojnë institucionet, tash kemi një rrethanë të mundësisë për organizimin e zgjedhjeve apo kërkesës për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Përgjigjen për këtë do ta dhënë institucionet në mënyrë unike në ditët e ardhshme dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, por çdo vendim do të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës … që do të thotë se do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Javën që shkoi zyrtarë të Qeverisë së vendit patën paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të lejojnë ose jo mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, porse ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Kreu i shtetit në këtë intervistë ka folur edhe për tema tjera, siç janë vrasjet politike të ri-aktualizuara ditëve të fundit nga LDK-ja, komisionin për të vërtetën dhe pajtimin, si dhe hapat që do të ndërmerren në rast se nuk kalojnë në Kuvendin e Kosovës, Asociacioni dhe ushtria. Të gjitha këto do t’i lexoni në intervistën e plotë që do të publikohet nesër. /Kosovapress/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori