Qeveria e Kosovës është e gatshme të nisë diskutimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo u është bërë me dije edhe përfaqësuesve të Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, në tetor të vitit të kaluar kanë braktisur institucionet qendrore në shenjë proteste ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investimet strategjike nga Kuvendi i Kosovës.
Tash e disa javë, ata kanë thënë se kusht për kthimin e tyre në institucione është themelimi i Asociacionit.
Në takimin e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian, më 21 mars në Bruksel, është theksuar “rëndësia që Kosova të fillojë punën për hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë pa vonesa të mëtejshme”.
Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deri më tash u ka bërë tri herë ftesë përfaqësuesve të Listës Serbe, që të kthehen në institucione për të nisur punën rreth Asociacionit.
“Ka caktuar takim (kryeministri Mustafa), në të cilin kanë marrë pjesë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, në të cilin ne kemi pasur për qëllim fillimin e diskutimeve për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit. Ne presim që ata të vijnë, sepse ne e kemi bërë të qartë edhe në takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, se ne jemi të gatshëm që të diskutojmë këtë çështje”.
Por, rreth dy muaj më parë, përfaqësuesit e Listës Serbe patën kërkuar që për fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të ketë një dekret nga kryeministri Mustafa.
Ky kusht ishte vlerësuar i pazbatueshëm nga Qeveria e Kosovës.
Lista Serbe tashmë insiston që më parë të fillojë puna për krijimin e Asociacionit ose të ketë sinjale serioze nga Qeveria për një gjë të tillë, e më pas përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në institucione, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Slavko Simiq, drejtues i Listës Serbe dhe shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës.
“Në qoftë se vërtetë fillohet me formimin e Bashkësisë së komunave serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, kjo sigurisht që do ta nënkuptojë edhe kthimin tonë në institucione, përfshirë këtu edhe gjithë mbështetjen tonë politike dhe logjistike për Grupin menaxhues për hartimin e statutit”, ka thënë Simiq.
Por, zëvendësministri Gecaj, thekson se për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit të tij, nevojitet pala tjetër biseduese, që në këtë rast është Lista Serbe, përfaqësuesit e së cilës, sipas tij, duhet të jenë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai shpreh mendimin se mosprania e Listës Serbe në institucione, ka ndërlidhje edhe me varësinë e tyre nga autoritetet e Beogradit.
“Unë e shoh problemin në destruktivitetin e Qeverisë së Serbisë, sepse besoj që përfaqësuesit e Listës Serbe janë të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë çështje, por edhe për shumë çështje tjera, të cilat i mundojnë ata. Megjithatë, në këtë, sipas të gjitha gjasave, janë të penguar nga Qeveria e Serbisë dhe kjo mund të ketë lidhje, sigurisht, edhe me zgjedhjet në Serbi”.
Ditë më parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kanë siguruar serbët e Kosovës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet gjatë këtij viti, por për ta bërë këtë, ata kanë sugjeruar që përfaqësuesit e komunitetit serb duhet të jenë në institucionet e Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë