LAJMI I FUNDIT:

Shala: Kjo fanellë na jep përgjegjësi, jemi të gatshëm ta lëmë zemrën në fushë për fitore

Shala: Kjo fanellë na jep përgjegjësi, jemi të gatshëm ta lëmë zemrën në fushë për fitore

Padyshim që është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka Kosova në mesin e fushës.

Edhe kësaj radhe Herolind Shala është i gatshëm për Përfaqësuesen në ndeshje ndaj Islandës që zhvillohet të premten në Shkodër.

Mesfushori kosovar, në një intervistë për Telegrafin, thotë se është i lumtur me grumbullimin por edhe me përgatitjet para këtij takimi.


“Jam shumë i lumtur që ndodhem përsëri në grumbullim me Kosovën pasi gjithmonë ëndërrojë ta përfaqësojë sa më mirë vendlindjen time”.

“Përgatitjet gjatë këtyre dy ditëve kanë shkuar në mënyrë tejet të mirë dhe jemi të kënaqur me punën e trajnerit dhe stafit”.

“Ta veshësh këtë fanellë është një krenari e madhe por edhe një përgjegjësi ndaj tifozëve dhe gjithë shtetit pasi duhet ta japim më shumë se 100% nga vetja jonë për ta përfaqësuar denjësisht këtë vend”, deklaroi Shala për Telegrafin.

“Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por ne jemi të gatshëm të lëmë zemrën në fushë vetëm e vetëm t’i gëzojmë tifozët tanë që po na mirëpresin shumë mirë”, deklaroi Shala.

Mesfushori nga Drenasi në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara me Kosovën, ndaj Ukrainës dhe Turqisë ishte më i miri në fushë duke dhënë gjithçka nga vetja.

Shala dukej në formë të mirë gjatë stërvitjeve me Kosovën

Ai thotë se nuk kursehet asnjëherë kur është nevoja për t’i ndihmuar Përfaqësueses.

“Detyra ime është të shkatërrojë aksionet e kundërshtarëve dhe t’i ndërtoj të Kosovës. Ndaj Turqisë dhe Ukrainës jam i kënaqur me paraqitjen që kemi bërë por në fund nuk kemi pasur fat”.

“Tani jemi edhe më të bashkuar dhe duhet të luftojmë shumë gjatë 90 minutave për të marrë atë që duam”, tha Shala.

Herolindi aktualisht është futbollist i gjiganti cek Sparta Pragë, por është i huazuar tek Kasimpasa deri në verë me mundësi blerje nga skuadra turke për 800 mijë euro.

25-vjeçari ka luajtur nëntë ndeshje në elitën e futbollit turk ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Ndërkohë ai ka edhe shtatë ndeshje në Kupën e Turqisë dhe ka shënuar dy gola në këtë garë për skuadrën turke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Kalo në kategori