LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e dehur detyruan ndalimin e prodhimit në BMW për 40 minuta (Foto)

Punëtorët e dehur detyruan ndalimin e prodhimit në BMW për 40 minuta (Foto)

Kompania BMW me bazë në Mynih të Gjermanisë, e ka ndaluar punën për 40 minuta, për shkak se dy punonjës që kanë pozita të rëndësishme në linjën e prodhimit, kanë qenë ekstrem të dehur.

Për këtë arsye, për 40 minuta janë ndaluar të gjitha veprimet në njësinë ku krijohen sedanët 3 Series si dhe ku punohen disa pjesë të modelit M4, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kjo periudhë kohore duket e shkurtër, zyrtarë nga BMW kanë thënë se ka shkaktuar dëme të që arrijnë pesë shifra, por nuk është bërë e ditur shuma e saktë.


Kur makinat ndalojnë së punuari, të gjitha pjesët që janë në përpunim dëmtohen dhe kthehen në metal të pavlefshëm.

Në anën tjetër, për t’i kthyer makinat në sistem duhet kohë e gjatë, derisa marrin pozitën e duhur për të nisur punën.

Mësohet se punonjësit që deshën të përziejnë punën me dëshirën për të pirë, pasi i janë kthyer gjendjes normale, pritet të paraqiten për të shpjeguar rastin. /Telegrafi/