LAJMI I FUNDIT:

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Përpara Ford Explorer ekzistonte modeli Ford F-Series Explorer, kamionçinë kjo e veçantë me ngjyrë të kuqe e vija të bardha.

Së fundmi, kanali WD Detailing ka postuar një video në YouTube ku shfaq gjendjen e një Explorer të vitit 1977 të parkuar qe 35 vite.


Siç shihet në video, papastërtia është e grumbulluar në çdo pjesë të veturës odometri i së cilës tregon vetëm 27 mijë kilometra të përshkuara, përcjell Telegrafi.

Edhe pse me shumë papastërti, Ford duket se nuk ka ndonjë shenjë ndryshku.

Madje, gjatë procesit të pastrimit ekipi vë në dukje motorin V8 që duket në gjendje të mirë dhe në fund shfaq rezultatin e një Fordi gati të ri.

Siç raportohet, kamionçinat e tipit të Explorer shiten nga mbi 20 mijë deri në 60 mijë dollarë. /Telegrafi/