LAJMI I FUNDIT:

Treni godet një person në Prishtinë (Foto)

Treni godet një person në Prishtinë (Foto)

Sonte, pas orës 19:00, në binarët e hekurudhës në Prishtinë ka ndodhur një aksident, kur treni në lëvizje ka goditur një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, personi i goditur nga treni në binarët e hekurudhës në kryeqytet, është i gjinisë mashkullore.


Aksidentin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës, sipas së cilës personi i aksidentuar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Nga një tren në lëvizje është goditur një person i gjinisë mashkullore. I njëjti është dërguar për në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. /Telegrafi/