LAJMI I FUNDIT:

Nagavci flet për mësuesen që postoi fotografi në Facebook, thotë se masa disiplinore do t’i jepet gjatë javës (Video)

Nagavci flet për mësuesen që postoi fotografi në Facebook, thotë se  masa disiplinore do t’i jepet gjatë javës (Video)

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, duke e komentuar veprimin e mësueses Lendita Ilazi Fazliu në shkollën “Emin Duraku” e cila kishte publikuar foto të fëmijëve në grup të mbyllur të cilët nuk kishin mësuar vjershën, thotë se ky nuk është një rast i izoluar.

“Gjithë andej në shkollat tona ka raste kur me qëllim apo pa qëllim, po e përsëris në shumë raste pa qëllim në pozita të cilat mund të lënë pasoja gjatë gjithë jetës së tyre”, ka deklaruar Nagavci në emisionin “Përballje” që është transmetuar në RTV Dukagjini.

Nagavci në emision ka thënë se ajo personalisht ka takuar mësimdhënësen.


“Më vjen keq që i ka ndodhë si rast sepse akoma sot beson që veprimin e ka pas të mirë dhe të drejtë por këtë rast jemi dashtë ta trajtojmë me profesionalizëm, d.m.th është shqyrtu nga komisioni disiplinor në mënyrë që qëllimi jonë është që masa të ketë efekt vetëdijesimi dhe përmirësimi. Është marrë masa besoj që gjatë kësaj jave i jepet mësimdhënëses dhe do të bëhet publike”, ka deklaruar Nagavci.

Sipas saj në komunën e Prishtinës ka pasur tjera që i kanë trajtuar me profesionalizëm për hir të kujdesit ndaj nxënësve.

” Për shkak të ngacmimit seksual një mësimdhënësit iu ka ndërpre marrëdhënia e punës, kemi pas raste kur iu kemi shqiptua vërejte me gojë dhe me shkrim, por jemi dasht me rregullu edhe aspektin juridik, legjislativ”, ka deklaruar Nagavci.

Videon për rastin në fjalë mund ta shikoni nga minuta 59:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori