LAJMI I FUNDIT:

Reja e kryeministrit Mustafa merr punë në ministrinë e Arban Abrashit

Reja e kryeministrit Mustafa merr punë në ministrinë e Arban Abrashit

Gruaja e djalit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është punësuar në një projekt në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila drejtohet nga një zyrtar i lartë i partisë së kryeministrit.

Edita Bajrami është angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale.

Edita Bajrami është gruaja e Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa. Për punësimin e saj në qeveri një qytetar ka raportuar në KALLXO.com.


Angazhimin e resë së kryeministri e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyci.

Bytyçi, tha se është angazhuar në kuadër të një projekti që, sipas tij, Ministria ka ndërmarrë në bashkëpunim me Komisionin Europian për rishikimin e një strategjie të ministrisë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale drejtohet nga Arban Abrashi i cili, në të njëjtën kohë, është edhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa.

Ai është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së, që po ashtu drejtohet nga Mustafa.

“Është (punësuar) në kuadër të një projekti, Strategjisë së Rishikimit Sektorial të Ministrisë, nuk është punëtore e rregullt e Ministrisë. Aty janë të angazhuar 5-6 ekspertë”, tha Izedin Bytyçi për KALLXO.com.

“Janë të angazhuar përmes projektit dhe Ministrisë së bashku. Është një projekt i mbështetur nga Komisioni Europian”, shtoi Bytyçi.

Duke folur për procedurat e konkursit, Bytyçi u shpreh se “Ministria bashkë me projektin i kanë marrë CV-të (e kandidatëve) dhe i ka angazhuar”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një angazhim të përkohshëm, deri në gjashtë muaj, kohë sa pritet të zgjasë procesi i rishikimit të strategjisë në fjalë.

Por ai thotë se kur është pranuar, në Ministri nuk e kanë pasur idenë kush është kandidatja e pranuar.

“Të drejtën me thanë, masandej e kemi marrë vesh. Por mundem me garantu që prej atyre pesë a gjashtë të tjerëve është më e mira profesionalisht. Me garanci e them”, tha Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gazeta ka kërkuar me vonë nëse lista e ekspertëve të pranuar është publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Bytyçi nëpërmjet një SMS ka thënë se përzgjedhja e ekspertëve nuk është bërë nga ministria.

Gazeta “Jeta në Kosovë” i ka dërguar pyetje Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për punësimin e resë së tij në Ministri dhe nëse i njëjti ka ndikuar në këtë punësim.

Zyra e Kryeministrit ende nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara rreth punësimit të resë së tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori