LAJMI I FUNDIT:

KES: Kriza politike nuk duhet të ndikojë në politikat ekonomike dhe sociale

KES: Kriza politike nuk duhet të ndikojë në politikat ekonomike dhe sociale

Shqyrtim i rezultateve të arritura nga funksionimi i sotëm i dialogut social tripalësh në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe mundësitë dhe fushat parimore të veprimit në periudhën e ardhshme, ishin temat kryesore të seancës së sotme të Këshillit ekonomik-social me të cilin kryesoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarët e Këshillit janë të mendimit se sfidat me të cilat përballet vendi lidhur me krizën afatgjate politike nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e dinamizimit të mëtutjeshëm të dialogut. Koha deri në formimin e qeverisë së re duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive që të nxitet implementimi i politikave ekonomike-sociale tani më të miratuara”, theksoi ministri Ibrahimi.


Ai duke u përqendruar në funksionimin e KES-it në periudhën e fundit, theksoi se është arritur përparim i dukshëm, si në përforcimin e tij institucional, ashtu edhe në realizimin e rolit të tij këshillëdhënës-konsultativ gjatë krijimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave ekonomike dhe sociale, njofton AIM.

Në këtë pjesë, shtoi Ibrahimi, anëtarët e Këshillit shqyrtuan, dhanë mendime dhe mbështetje për implementimin e shumë projekteve si Maqedonia punëson, Plani i akcizës për punësimin e të rinjve, për pagën minimale…

Masa e rritjes, shtoi, nuk mund të caktohet paushall dhe ajo duhet të dakordohet midis partnerëve socialë.

Këshilli ekonomik-social, në pajtim me Marrëveshjen është përbërë nga 12 anëtarë: katër anëtarë emëron Qeveria e RM-së, katër anëtarë emërojnë shoqatat përfaqësuese të punëdhënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë emërojnë sindikatat përfaqësuese në territorin e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori