LAJMI I FUNDIT:

Ngasja e veturës nëpër shtegun e ngushtë të sajave (Video)

Ngasja e veturës nëpër shtegun e ngushtë të sajave (Video)

Mark Higgins e ka vozitur një Subaru, nëpër shtegun e ngushtë ku janë bërë lëshimet me ski, në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore, që janë zhvilluar në malet St Moritz të Zvicrës.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni qëndrueshmërinë e makinës japoneze, si dhe shkathtësitë e shoferit profesionit, transmeton Telegrafi.


Me shumë aftësi, ai e ka drejtuar modelin WRX CTI i cili është modifikuar dhe kthyer në makinë garash. Përfshirë këtu hapësirën e ngushtë, kthesat e mëdha, si dhe nivelin e rrëshqitjes që ishte shumë i madh.

Filmi që mund ta shihni më poshtë, tregon për këtë ngasje që u realizua në hapësirë jo të zakonshme, me një veturë të destinuar për trafik normal. /Telegrafi/