Hapat e fundit të Ankarasë në lidhje me projektet e përbashkëta me NATO-n, dërgojnë në krizë serioze Aleancën Veri-Atlantike, ka deklaruar ish-udhëheqësi i shërbimit informativ ushtarak dhe ekspert për Lindje të Afërme, gjenerali Frantishek Shtepanek.
Turqia ka bllokuar realizimin e disa programeve ushtarake të bashkëpunimit pas disa skandaleve të fundit diplomatike ndërmjet Ankarasë dhe vendeve të BE-së.
NATO më vonë ka bërë të ditur se këta hapa të Turqisë kanë të bëjnë vetëm për Austrinë, e cila nuk është pjesë e Aleancës, por është partner i saj.
Sipas pohimeve të gazetës çeke “Aktualnje”, Ushtria turke nuk do të marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s, në të cilat është planifikuar edhe pjesëmarrja e ushtarëve austriakë, transmeton KosovaPress.
Një sjellje e tillë e Ankarasë mund të krijojë probleme, para se gjithash në punën e misionit të NATO-s në Kosovë dhe Afganistan.
“Bëhet fjalë për krizën më serioze në NATO”, ka deklaruar Shtepanek.
Ai konsideron se kjo nuk do të çojë deri te ndërprerja e plotë se bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe NATO-s, të paktën jo për një kohë të shkurtër.
“NATO ka rol të madh në mbrojtjen e Turqisë. Të njëjtin rol e luan edhe Turqia për Aleancën. Aty janë një milion ushtarë, të cilët qëndrojnë në kufijtë e NATO-s, si dhe në kufi me rajonet ku ka kriza aktuale ose potenciale”, tha Shtepanek.
Sipas tij, presidenti turk Recep Tayip Erdogan po bën presion mbi NATO-n për të ndërtuar një imazh të fuqishëm dhe për t’u dëshmuar si lider i vendosur para popullit të tij, gjë e cila duket se i nevojitet në prag të referendumit për shtimin e kompetencave si president.
“Përkujtojmë krizën e kaluar në raportet turko-ruse, pasi aeroplani turk rrëzoi bombarduesin rus. Sot, megjithatë, Erdogan vetëm sa nuk ka ra në përqafim të presidentit rus Vladimir Putin. Erdogan bën gjithçka që mundet për të përforcuar autoritetin dhe pushtetin e vet. Ai është vendosur në rrugën e diktatorit”, konsideron Shtepanek.
Ai konsideron se nëse referendumi i ardhshëm do t’i sjellë sukses Erdoganit, NATO duhet të tregohet e kujdesshme, pasi presidenti turk, nëse shton fuqinë e tij, do të mund të merrej me çështjen se në cilin drejtim do të shkojë tutje vendi i tij.
“Sipas skenarit më të keq, Turqia do të mund të zgjidhte çështjen nëse do të jetë anëtare e NATO-s ose aleat i afërt i Rusisë”, tha Shtepanek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë