LAJMI I FUNDIT:

Unitedi në bisedime të avancuara me Strootmanin

Unitedi në bisedime të avancuara me Strootmanin

Burimet e mediave holandeze sugjerojnë se Manchester Unitedi janë në bisedime të avancuara për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, në një kosto prej 40 milionë euro.

Kevin Strootman këtë sezon nuk po vuan nga lëndimet që e kanë penalizuar shumë dhe po tregon lojëra të mira, të cilët kanë bërë që mesfushorit të përfundoj në radarin e ‘Djajve të Kuq’.

Sipas soccernews.nl, përfaqësuesit e mesfushorit holandez janë në negociata me drejtuesin e klubit nga Old Trafford, Ed Woodward, përcjell Telegrafi.


Ky medium holandez thekson se për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho nuk janë asgjë një shifër prej 40 milionë eurosh, kur dihet që klubi këtë verë theu rekordin e transferimeve, duke afruar Paul Pogban për 105 milionë.

Strootman tashmë ishte shumë afër Manchester United, kur ai u largua nga PSV Eindhoven në vitin 2013, por ishte i ri dhe zgjodhi të kaloj te skuadra italiane.

Karriera e tij u ndërpre nga një dëmtim serioz në gju që e mbajti atë jashtë fushave për pjesën më të madhe të dy viteve të fundit.

Por, Strootman tani është shëruar plotësisht dhe këtë sezon 27-vjeçari ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime në 35 paraqitje konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori