Analisti politik, Fadil Lepaja, në një shkrim të tij thotë se çështja e transformimit të FSK-së është tendencë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të vënë në defansivë z. Mustafa dhe z.Veseli.
Sipas tij, duke krijuar një problem të ri, atë të Ushtrisë, Thaçi po përpiqet që të vë në pozitë të pamundur dy rivalët e tij kryesorë.
“Thaçi nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat me propozimin e tij. Në mos për asgjë tjetër, atëherë sepse do të krijojë një problem tjetër edhe më të madh”, thotë Lepaja.
Shkrimin e tij, mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Drama e vogël e regjisorit të madh
Z. Thaçi, po të mos kishte hyrë në politikë ka mundur të jetë një regjisor i mirë, së paku në përmasa lokale. Mund të thuhet se do të ishte një Alfred Hitchcock kosovar. Loja e fundit i jep mbështetje këtij pohimi.
Natyrisht, ajo ka arsye krejtësisht tjera nga ato që thuhen me zë, e të cilat në fakt kanë të bëjnë me padurimin e z. Thaçi të rikthehet në lojën e madhe.
Dramatika me të cilën e shtroi z. Thaçi çështjen e ‘ndryshimit të misionit të FSK-së’ përmes një dekretligji të cilin e dërgoi në Parlament, shpjegohet me nevojën e tij për të dalë përsëri në krye të procesit të negociatave me Serbinë dhe për të shtyrë në defansivë z. Mustafa dhe z.Veseli të cilët e kanë marrë përkrahjen ndërkombëtare duke e nxjerrë atë në aut, me të cilën pozitë z. Thaçi nuk është mësuar dhe prej ku nuk i mbron dot interesat biznesore që qëndrojnë prapa tij.
Z. Thaçi është i njohur si një zgjidhës i suksesshëm i problemeve të cilat i ka krijuar vet. Kështu duke krijuar një problem të ri, atë të Ushtrisë, në fakt duke e bërë emergjent, një problem që ishte latent, ai po përpiqet që të vë në pozitë të pamundur dy rivalët e tij kryesorë për të marrë sërish udhëheqjen me proceset e domosdoshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, procesin e dekriminalizimit, dhe atyre euro-atlantike.
Pataten e nxehtë, të cilën ka llogaritur se ua la në dorë kryeparlamentarit dhe kryeministrit, ata duke e shëtitur prej dore në dorë do e ftohin sërish, duke e sjell atë gjendje të cilën po e kërkon NATO dhe SHBA.
Deklaratat e forta të z. Thaçi shprehin pafuqinë e tij për të rikthyer ndikimin qoftë në ish-partinë e tij, qoftë në partnerin e koalicionit.
Natyrisht, Ushtria do të bëhet, sepse askush pafundësisht nuk do e mbrojë Kosovën as nuk do të heq shpenzimet për këtë, por duket se nuk do të rrjedhë me dinamikën dhe mënyrën si e propozon z. Thaçi, as me buxhetin të cilin ai e propozon.
Aktivizimi i grupeve për presion, mediave të caktuara, janë përpjekje me rritur dramatikën, me shqetësua Perëndimin me eskalim, me i nxitë qarqet militariste në Serbi dhe me i mbajt serbët e Kosovës jashtë procesi.
Sido që të jetë, në krejt këtë dramë, në regji presidenciale, një gjë është e sigurt: z. Thaçi nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht se si do të rrjedhin gjërat me propozimin e tij. Në mos për asgjë tjetër, atëherë sepse do të krijojë një problem tjetër edhe më të madh, dhe do të mbizotërojë me propagandën e tij, dhe do të fajësojë dhe përbaltë këdo që ja përmend dorëheqjen.
Sido që të jetë, fati i z. Thaçi në politikë lidhet me procesin e dekriminalizimit dhe atë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Administrata e re Trump ende nuk e ka bërë krejtësisht të qartë mënyrën se si do i qaset këtyre problemeve në Ballkan. Kjo do të jetë përcaktuese edhe për fatin politik të z. Thaçi. Për këtë çështje, z. Veseli ndoshta mund të dijë diçka më shumë bazuar në kontaktet më të suksesshme me administratën e re. Ndoshta edhe mënyra se si ai e pranoi dekretligjin, e la z. Thaçi krejtësisht të zbuluar përballë perëndimit, me gjithë iniciativën e tij nën sqetull”, shkruan Lepaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!