LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pas treshes së Chelseat

Barcelona pas treshes së Chelseat

Barcelona nuk do të ndryshoj vetëm trajnerin në verë, por do të ketë edhe shumë afrime dhe largimeve të futbollistëve.

Gjiganti katalunas do të mbetet pa trajner në fund të këtij sezoni, pasi Luis Enrique ka paralajmëruar largimin nga skuadra me përfundimin e këtij sezoni.


Për këtë, drejtuesit e Barcelonës, Robert Fernandez dhe Urbano Ortega kanë dalë në gjah për të kërkuar futbollistë të rinj që do të vinin si përforcime për trajnerin e ardhshëm të klubit.

Barcelona monitoron situatën e Bonuccit
Lexo po ashtu Barcelona monitoron situatën e Bonuccit

Kështu, Fernandez dhe Ortega ishin gjatë javës në Londër për të përcjell ndeshjen West Ham-Chelsea, ku objektiv i tyre ishin tre futbollistë të ‘Bluve’ që pëlqen shumë nga Blagranët.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Barcelona po interesohet për mbrojtësit spanjoll të Chelseat, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso dhe mesfushorin serb, Nemanja Matic, të cilët i kanë etiketuar si përforcime të skuadrës për sezonin e ri, përcjell Telegrafi.

Marcos Alonso: Barca më kërkoi para Chelseat
Lexo po ashtu Marcos Alonso: Barca më kërkoi para Chelseat

Problemi i vetëm i katalunasve thuhet të jenë pagat e futbollistëve, të cilët në Ligën Premier paguhen shumë dhe Barcelona mund të mos ia kënaq apetitet financiare.

Në fokusin e Barcelonës për të transferuar gjatë verës janë edhe mbrojtësi i Arsenalit , Hector Bellerin dhe ai i Valencias, Joao Cancelo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori