Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2016.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 2.0% në TM4 2016 krahasuar me TM3 2016.
Tremujori i tretë 2016 – Tremujori i katërt 2016 2.0 % Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0% në TM4 2016, krahasuar me TM3 2016.
“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (9.0 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7 %); lëkura dhe artikujt e saj (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (3.2%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); produktet bimore (2.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (1.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.8%); vajrat ushqyese (0.5%); letrat dhe artikujt e saj (0.4%); si dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1%)”, njofton ASK-ja.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.8%); mjetet e transportit (-0.8%); këpucët (-0.8%); tekstili dhe artikujt e tij (-0.5%); si dhe produktet e industrive kimike (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar me TM4 2015 me TM4 2016 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0%.
“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (4.6%); produktet minerale (4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); produktet e industrive kimike (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9%); letra dhe artikujt e saj (0.2%); si dhe mjetet e transportit (0.1%)”, thekson raporti i ASK-së për Indeksin e Çmimeve të Importit, shkruan Telegrafi.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij (-5.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2.5%); këpucët (-2.2%); vajrat ushqyese (-0.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-0.7%) dhe produktet bimore (-0.3%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'