Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja është ulur sot në bankën e të akuzuarve. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale.
Në seancën e parë ndaj ish-ministrit Buja dhe të akuzuarve tjerë, Xhavit Dakaj, Afrim Demiri dhe Xhemajl Buzuku prokurori special Ali Rexha ua ka lexuar aktakuzën me të cilën katër të akuzuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit zyrtar.
Prokurori Rexha tha se Ramë Buja dhe tjerët kanë shfrytëzuar autoritetin zyrtarë me qëllim të përfitimit, duke lidhur marrëveshje me ALB- Architect për vazhdimin e projekteve mbikëqyrjes profesionale të projekteve të MASHT-it
“Ramë Buja në cilësinë e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Xhavit Dakaj në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si persona zyrtarë me qëllim që të përfitojnë për vete ose për të tjerët, kanë shfrytëzuar autorizimin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tyre në atë mënyrë që me datën 11.05.2012 kanë lidhur marrëveshje me operatorin ekonomik ALB- Architect për vazhdimin e projekteve mbikëqyrjen profesionale të projekteve të iniciuara sipas kontratave bazë të datës 15.05.2009 dhe aneks kontratës 16.05.2011 për ndërtimin mbikëqyrja profesionale e objekteve kapitale të ndërtuara nga MASHT”, thuhet në aktakuzë, raporton KP.
Këto akuza i ka hedhur poshtë Buja duke mohuar fajësinë, por duke mos dashur që të deklarohet për media. Duke dalë nga salla ku u mbajt seanca fillestare Buja tha se për këtë do të flas drejtësia.
Në vend të Bujës ka folur avokati i Bujës, Petrit Dushi. Sipas Dushit, Buja është plotësisht i pafajshëm pasi që ai akuzohet për një periudhë në të cilën nuk ka qenë në pozitën e ministrit.
“Jam thellë i bindur se Z. Buja është ngarkuar me akuzë për një periudhë për të cilën ai asokohe nuk ka qenë ministër fare. Ramë Buja emërohet ministër në Qeveri në nëntor të vitit 2011, derisa kontrata për të cilën flitet fillon në maj të vitit 2009. Është e vërtetë që është edhe një aneks- kontratë, një vazhdim i kontratës, pastaj për 6 muaj, mirëpo kjo nuk është arsyeja që z. Ramë Buja të gjendet sot në gjykatë. E ka nënshkruar ashtu siç edhe e përmenda, e ka nënshkruar aneks kontratën, vazhdimin e kontratës dy vjeçare për të cilën ai fare nuk ka qenë në dijeni as nuk mund të ishte në dijeni duke qenë se nuk ishte ministër asokohe”, tha avokati Dushi.
Më 7 nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatë një aktakuzë kundër ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja për një vepër penale të korrupsionit.
Ish-ministri Buja, drejtori i Prokurimit në këtë Ministri, Xhemajl Buzuku, sekretari u përgjithshëm në MASHT Xhavit Dakaj dhe drejtorit i kompanisë “ ALB –Architect”, Afrim Demiri akuzohen për një tender që ka të bëjë me mbikëqyrjen e objekteve të Ministrisë.
Shqyrtimi i dytë do të mbahet më 11 prill nga ora 13:00. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi