LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 mijë porosi vetëm në Korenë e Jugut për LG G6

Mbi 40 mijë porosi vetëm në Korenë e Jugut për LG G6

LG G6 ende nuk ka dalur në shitje, por interesimi për të është i lartë. Telefoni me ekran të lakuar ka qenë i gatshëm për porositje në tregun vendor që prej 2 marsit dhe kërkesa për të tashmë është e lartë.

Kompania ka marrë 40,000 kërkesa të cilat tashmë janë porositur. Kjo vlerë tejkalon parashikimet e shitjeve dhe mund të ketë rezultuar nga disa faktorë. Një prej tyre mund të jetë se LG planifikon t’a lansoj pajisjen para Galaxy S8.

Për më shumë, përdoruesit në Korenë jugore kanë mundur t’a testojnë G6 në 3,000 shitore të ndryshme që nga 27 shkurti.


LG po tërheq blerësit poashtu me oferta të ndryshme. Konsumatorët që bëjnë porosi të hershme me çmim prej 800 dollarëve do të kenë benefite deri në 390 dollarë në formën e garancionit një vjeçar për ndërrimin e ekranit, kallëpit origjinal dhe mundësinë e zgjedhjes së pajisjeve shtesë.