LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i Galaxy S8 shtyhet për një javë!

Debutimi i Galaxy S8 shtyhet për një javë!

Edhepse Galaxy S8 ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga Samsung, duket se kompania ka shtyrë datën e dërgesave të pajisjeve për një javë.

Fillimisht ishte menduar se telefoni i ri do të jetë i gatshëm për treg nga data 21 prill, por tani VentureBeat ka raportuar se konsumatorët nuk mund të kenë në dorë pajisjen e re më 28 prill.

Arsyeja e vonesës nuk është bërë e ditur. Megjithatë, dyshohet se Samsung është duke patur kujdes të shtuar për lansimin e pajisjes për shkak që debutimi i Note 7 vitin e kaluar përfundoi në dështim.


Samsung pritet të zbulojë dy pajisje më 29 mars: një Galaxy S8 me ekran prej 5.8 inç dhe një Galaxy S8+ me 6.2 inç. Përkundër madhësive të ndryshme, pajisjet pritet të jenë identike në performancë, duke sjellur ekranin QHD+ Super AMOLED, procesorin Snapdragon 835 dhe asistentin digjital Bixby.

Samsung do të mbajë ngjarjen e zbulimit të pajisjeve më 29 mars ndërsa lansimi aktual i telefonave do të ndodhë një muaj më vonë.