LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson Galaxy S8 me 12 milionë njësi që në ditën e parë

Samsung lanson Galaxy S8 me 12 milionë njësi që në ditën e parë

Kur është puna te linja Galaxy S e Samsung, ngjashëm sikur me iPhone të Apple, është garancion që produktet do të shiten furishëm.

Me sa duket, Samsung është duke parashikuar shitje edhe më të larta për Galaxy S8, pasi që sipas një raporti, kompania është duke planifikuar të sjell 12 milionë njësi në lansim.


Raporti supozon se kompania do të ketë 4.7 milionë njësi të gatshme gjatë këtij muaji dhe 7.8 milionë pajisjet tjera në prill.

Megjithatë, nuk dihet se sa njësi do të jenë të Galaxy S8 dhe sa prej tyre do të jenë Galaxy S8+.

Nëse Samsung do të jetë në gjendje ose jo të shes 12 milionë njësi ende mbetet të shihet. Mund të ndodhë që kompania të ketë kërkesë më të madhe dhe kështu të mbes pa rezerva.