LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në probleme, Ozil mungon ndaj Liverpoolit

Arsenali në probleme, Ozil mungon ndaj Liverpoolit

Mesut Ozil do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Anfield që Arsenali e luan ndaj Liverpoolit, shkaku i sëmundjes.    

Reprezentuesi gjerman nuk ka udhëtuar me skuadrën e Arsenalit për përplasjen me e së shtunës ndaj në Ligën Premier.

Sipas ‘Goal.com’, ylli i Arsenalit do të mungoj në këtë ndeshje shkaku i vuajtjes nga gripi, transmeton Telegrafi.


Ozil u dërgua në shtëpi nga stërvitjet nga mjeku i klubit të mërkurën për shkak të sëmundjes, por Arsene Wenger deklaroi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes se 28-vjeçari do të jetë në rregull për këtë ndeshje të madhe të ligës.

Megjithatë, numri 10 i Topçinjve e kanë këshilluar atë të qëndroj në shtëpi dhe të shërohet nga gripi, pasi e duan të gatshëm për javën e ardhshme në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, ku Arsenali kanë humbur 5-1 në ndeshjen e parë.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Ozil, ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë tjera në 29 ndeshje këtë sezon, ka mbuluar më shumë terren me mesatarisht 10.49 km për 90 minuta.

Ozil gjithashtu ka qenë ndër futbollistët që ka luajtur më shumë për Arsenalin këtë sezon, me vetëm Laurent Koscielny dhe Alexis Sanchez, që kan më shumë minuta se gjermani. /Telegrafi/