LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Liverpool – Arsenal, Klopp përballë Wengerit në betejën e kokfortësisë taktike

Analizë: Liverpool – Arsenal, Klopp përballë Wengerit në betejën e kokfortësisë taktike

Liverpooli do të ketë punë me Arsenalin këtë fundjavë në derbin e Ligës Premier, me të dy skuadrat që gjendet në situata të pafavorshme në tabelë, e krejt kjo vjen për shkak të kokfortësisë taktike të menaxherëve, Jurgen Klopp dhe Arsene Ëenger.

Pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ajo që ndodhi të hënën mbrëma shtroi pikëpyetjen më të madhe, se si Leicester City ka mundur të bëjë një përmirësim mkaq drastik në nivelin e performancës pas largimit të Claudio Ranierit.


Kampionët luajtën në një intensitet që thjesht nuk e kemi parë prej tyre që prej fitores 4-2 ndaj Manchester Cityt në dhjetor.

VIDEO: Raporti i ndeshjes Leicester 3-1 Liverpool
Lexo po ashtu VIDEO: Raporti i ndeshjes Leicester 3-1 Liverpool

Ekipi që nuk i mori mësimet që iu dhanë në atë ndeshje ekipit të Guardiolas ishte tash Liverpooli, që kësaj radhe nuk bën të nënvlerësohet për rolin që ka pasur në fitoren e madhe të Leicesterit. The Reds, është dashur që të presin një reagim të fortë nga vendasit, jo një ndryshim të madh taktik, por një tentim për të kthyer stilin e lojës në atë që u solli atyre suksesin e pabesueshëm një sezon më parë.

Të gjithë që shikojnë fubollin dhe e analizojnë atë, e dinë rrezikun që Leicesteri mund të ofrojë dhe se mund të dëmtojë ekipet që kanë hapësira në mbrojtje. Jurgen Klopp këtë sigurisht e di më mirë se unë, por për njërën ose arsyen tjetër, qoftë nga naiviteti, arroganca apo kokfortësia – ai mendoi që ky rrezik nuk do të ekzistonte nga vendasit të hnën mbrëma.

Notat e lojtarëve: Leicester City 3-1 Liverpool
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Leicester City 3-1 Liverpool

Përfshirja e Lucasit në katërshen e mbrojtjes me të drejt ka nxitur kritika në Angli, por në të vërtet kjo nuk do të duhej të ishte brengë e askujt nëse menaxheri do të vendoste ekipin e tij në fushë në një mënyrë që Vardy të mos e shkatërronte4 në secilin aspekt brazilianin. Teksa të gjithë e dimë se Klopp pati një qendërmbrojtës të njohur në bankë si Ragnar Klavan, shpejtësia e tij në krahasim me Lucasin është po ashtu e diskutueshme, teksa gatishmëria e Mamadou Sakho vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Francezi nuk është më në gjendje gatishmërie për Kloppin, teksa mungesa e Dejan Lovren ishte fatkeqe për The Reds, e për këtë arsye trajneri gjerman është dashur të adaptojë taktikat e tij me lojtarët që kishte në dispozcion dhe ata që i kishte në fushë Leicesteri. Lojtarët ishin po ashtu fajtorë në këtë humbje, duke mos arritur që të ulin intensitetin e lojës së vendasve në pjesën e parë. Por, kjo ishte një tjetër ndeshje ku Liverpooli ka lejuar të bie në duart e kundërshtarit, falë nënvlerësimit.

Ty t’vyn veç momenti, ti je Kloppi…

Është mjaft brengosës fakti se nga pesë humbjet e The Reds këtë sezon, katër kanë ardhur ndaj skuadrave që e kanë gjetur veten në zonën e luftës për mbijetesë në momentin kur po zhvillohej ndeshja, edhe pse humbja në Burnley në pjesën e dytë të sezonit këtë herë nuk po e marrim fare parasysh. Humbje tjera, një humbje 4-3 te Bournemouthi, erdhi si pasojë e vet lojtarëve që menduan se ndeshja ishte e përfunduar, duke mos qenë në gjendje të mbajnë një disavantazh prej dy golash, që do të thotë se humbjet e Liverpoolit këtë sezon erdhën nga skuadrat që janë në pjesën e poshtme të tabelës. Teksa lojtarët pa dyshim se kanë gabimet e tyer në këto disfata, është Klopp ai që duhet të përkujdeset që taktikat e tij të diktojnë kundërshtarin dhe që të ruajë ekipin nga nënvlerësimi i tepruar.

Tashmë dihet se të gjithë po e kritikojmë pa fund edhe Arsene Wengerin për mos dëshirën e tij për t’u fokusuar në atë se si të neutralizojë rrezikun e ekipit kundërshtar. Edhe Liverpooli, por edhe Arsenali janë në pozita të njëjta, si në tabelë, ashtu edhe në aspektin e cilësive dhe rënieve. Të dy këto ekipe janë të shkëlqyera dhe eksituese për t’u shikuar kur janë në nivelin më të lartë, por kanë dobësi të konsiderueshme në mbrojtje dhe probleme në thyerjen e ekipeve që janë kompakte dhe të organizuara.

Wenger, tmerri i tifozëve të vet Arsenalit.

Të dy këto ekipe përballen me njëra-tjetrën këtë fundjavë në atë që është një ndeshje e madhe, me të dyja skuadrat që rrezikojnë të humbin gjasat për vendin e katërt pikërisht këtë fundjavë. Manchester United është menjëherë pas tyre dhe mund t’i tejkalojë me një fitore më herët gjatë ditës të shtunën ndaj Bournemouthit që po vuan për rezultate. Teksa janë edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, nëse dyja klubet e shohin veten jashtë top katërshes para fillimit të këtij takimi, atëherë presioni do të jetë tejet i madh në të dy menaxherët.

Klopp dihet se ka më pak presion nga tifozët se sa Wengeri në këtë moment, e kjo është shumë e kuptueshme kur dihet se ai është në fillim të epokës së tij në klub, për dallim nga kundërshtari i tij, por është koha që Liverpooli të mirënjohë forcat e kundërshtarëve “më të dobët”. Statistikat e Liveproolit ndaj ekipeve në top 6 vendet e para në tabelë janë impresive, me katër fitore nga tetë ndeshjet e zhvilluara ndaj tyre – e pikërisht ky fakt shërben për të konstatuar se Liverpooli i merr disa ndeshje shumë më seriozisht se tjerat.

Të shtunën do të presim të gjithë një Liveprool tjetër, jo vetëm një reagim pas paraqitjes mediokre të hënën, por për shkak se kjo do të thotë më shumë për The Reds, më shumë ndoshta për imazhin e vet trajnerit Klopp.

Liverpooli ka fituar 16 pikë në 8 ndeshjet ndaj ekipeve në top 6 vendet e para në tabelë, që është forma më e mrië ndër tyre, përderisa Arsenali e ka formën më të dobët në këto përballje, me vetëm 5 pikë nga 6 ndeshje.

Forma e Arsenalit dhe Liverpoolit ndaj ekipeve në top 6 të tabelës së Ligës Premier.

Nuk duhet të vihet në pikëpyetje aftësia që gjermani e ka për t’i vendosur gjërat në vijë kur “duhet më së shumti”, por ndeshjet që vërtet janë domethënëse për Liverpoolin në këtë moment është sikurse ajo ndaj Arsenalit këtë të shtunë, e që tifozët kanë frikë mos do të jetë një “rrëshqitje pas shkeljes së lëkurës së bananes”.

Ndeshja e të shtunës mes Arsenalit dhe Liverpoolit natyrisht se premton shumë argëtim për tifozët, ashtu sikurse ndeshja e pjesës së parë të sezonit që shpërfaqi dobësitë dhe fuqitë e të dyja skuadrave.

Ka vërtet menaxherë më të këqinj për t’i krahasuar me Ëengerin.

Sidoqoftë, nëse Klopp nuk fillon të punojë në parandalimin e rrezikut nga kundërshtarët më të dobët se ekipi tij duke fokusuar këtë në gjithë punën që bën te Liverpooli, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, atëherë ai rrezikon që të ballafaqohet shumë shpejt me kritikat sikurse që i ka francezi tash e disa vite, francezi i cili natyrisht se ka pjesën e fajit të tij në pa aftësinë e Arsenalit për të qëndruar në një luftë për titull deri në javën e fundit.

/Telegrafi/