LAJMI I FUNDIT:

Ramos refuzon të komentojë rreth vendimeve të gjyqtarit

Ramos refuzon të komentojë rreth vendimeve të gjyqtarit

Sergio Ramos ka refuzuar të diskutoj rreth polemikave të referimit në ndeshjen e mbrëmshme(mërkurë) të Real Madridit ndaj Las Palmasit.

Real Madrid ka dështuar të fitoj në Santiago Bernabeu dhe të ruaj kryesimin në La Liga, pasi Las Palmas e ka befasuar duke i marr një barazim 3-3.

Gjatë ndeshjes pati shumë raste të kontestuara, ku dy raste ku u shënua gol kontestohen për pozitë jashtë loje.


Megjithatë, kapiteni i skuadrës, Ramos, i cili u ndëshkua me kartonë të verdhë për prekje me dorë, ku u akordua edhe penalti, ka refuzuar të komentoj rreth vendimeve të gjyqtarit.

“Ne nuk do të hyjmë në çdo polemikë”, iu ka thënë Ramos gazetarëve pas ndeshjes me Las Palmasin.

“Kemi thënë se ne nuk do të flasim për gjyqtarët dhe as që do të vëmë ndonjë cicërimë për ta”, transmeton Telegrafi.

“Siç kam thënë ditëve të kaluara, ndonjëherë ata gabojnë në favor të juaj dhe ndonjëherë kundër jush, por ju duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë”.

“Neve do të na pëlqente të mbeteshim udhëheqësit e ligës. Ne duhet të vetë-kritikohemi dhe të kthehemi faqe bardhë. Të gjitha ekipet kanë ulje dhe ngritje.

“Ne kemi pasur raste për të fituar ndeshjen, por kjo nuk ndodhi”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori