LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Redmi 4X prezantohet në MWC

Xiaomi Redmi 4X prezantohet në MWC

Xiaomi e ka prezantuar edhe një model të ri të telefonit të saj në Mobile World Congress,  Xiaomi Redmi 4X.

Xiaomi Redmi 4X vjen me ekranin në 5 inç HD me 1280 x 720 piksel, në procesorin Qualcomm Snapdragon 435.

Do të jenë dy versione të këtij modeli, njëri me 2GB RAM dhe 16GB memorie, tjetri me 3GB RAM dhe 32GB memorie, bashkë me microSD që e zgjeron hapësirën deri në 128GB.


Xiaomi Redmi 4X sjell edhe kamerën kryesore me 13MP dhe 5MP, skanerin e gishtave, baterinë me 4100 mAh dhe Google Android OS.