LAJMI I FUNDIT:

Pas dy javësh Prishtina do të ketë ujë pa ndërprerje

Pas dy javësh Prishtina do të ketë ujë pa ndërprerje

Gjatë këtij muaji pritet që qyteti i Prishtinës dhe fshatrat përreth tij të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Zëdhënësja e ujësjellësit rajonal Prishtina, Arberie Zogiani, ka thënë që në pjesën e dytë të muajit mars do të bëhet testimi i parë, megjithatë ende nuk ka ndonjë datë të caktuar.

“Pas përfundimit të fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj dhe pas futjes në funksion të kësaj fabrike, Prishtina dhe fshatrat përreth do të kenë ujë pa ndërprerje. Përveç këtyre zonave janë të përfshira edhe Fushë Kosova, Obiliqi dhe një pjesë e Podujevës”, ka thënë Zogiani në një intervistë për Klan Kosova.


Tutje Zogiani ka vlerësuar këtë projekt si projektin më të rëndësishëm të kësaj kompanie të ujësjellësit.

“Ky është projekti më i rëndësishëm dhe më i madhi që nga ekzistenca e kompanisë rajonale të ujësjellësit. Në tërësi ky projekt ka kushtuar 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë janë marrë kredi nga ujësjellësi rajonal, 5 milionë nga qeveria, 5 milionë nga Komuna e Prishtinës dhe 5 milionë nga Komisioni Evropian”

Ndërsa në lidhje me cilësinë e ujit Arbenore Zogiani ka thënë që uji testohet vazhdimisht dhe se cilësia është e lartë.