LAJMI I FUNDIT:

Mustafa pranoi notën verbale të njohjes nga Bangladeshi (Dokument)

Mustafa pranoi notën verbale të njohjes nga Bangladeshi (Dokument)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika Popullore e Bangladeshit.

Përmes kësaj note, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, njofton kryeministrin Isa Mustafa se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.


Në letër, të cilën ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ia dorëzoi sot kryeministrit Isa Mustafa, kryeministrja Hasina shpreh urimet më të mira për popullin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit dhe në emrin tim, dëshiroj t’iu përcjell juve dhe përmes jush, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përshëndetjet dhe urimet tona të ngrohta.

Në shenjë solemne të solidaritetit tonë me popullin e Kosovës, jam e lumtur që t’iu njoftoj se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur.

Shfrytëzoj këtë mundësi t’iu uroj juve shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumtur, dhe popullit mik të Kosovës, paqe të vazhdueshme, progres dhe prosperitet”, thuhet në letrën e kryeministres Hasina, dërguar kryeministrit Mustafa.

Njohja nga Bangladeshi është e 114-ta për Republikën e Kosovës. Para kësaj njohje, Kosova është njohur nga Singapori dhe Suriname, ndërkaq, Qeveria në këtë komunikatë thotë se priten njohje të reja për shtetin e Kosovës në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori