LAJMI I FUNDIT:

Sot protestohet në disa qytete të Maqedonisë kundër dygjuhësisë

Sot protestohet në disa qytete të Maqedonisë kundër dygjuhësisë

Shoqatat qytetare “Mbrojtësit e Prilepit”, “Karpallak”, “Pere Toshev”, “Patriot”, “Andon Qoseto”, “Shoqata e oficerëve rezervë” sot në ora 17:00 organizon një marsh protestues në Prilep, e cila do të fillojë te monumenti “Mbrojtësit e Prilepit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i marshit është mbrojtja e unitetit të shtetit dhe duke dërguar një mesazh të qartë nga qytetarët: “Një shtet, një gjuhë, një Maqedoni”, të cilët janë kundër futjes së dygjuhësisë në Maqedoni.


Marshimit do t’i bashkohen qytetarët e Kërçovës, Shtipit dhe Kumanovës.

Përndryshe mbrëmë para qeverisë në Shkup u mbajt protestë kundër futjes së dygjuhësisë në Shkup. /Telegrafi/