Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në mbledhjen e Sigurimit të OKB-së, ka akuzuar Kosovën nuk po tregon gatishmëri për të zbardhur krimet e luftës.
Gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së, Nikoliq ka përmendur edhe ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë, ku tha se duke dashur t’i ikë drejtësisë, njerëzit tij kanë kërcënuar se nëse ai gjykohet, atëherë Serbia do të ballafaqohet me luftë sikurse në vitin 1999.
“Prishtina asnjëherë nuk ka dëshmuar se dëshiron të ketë një drejtësi për ata që kanë bërë krime lufte. Në anën tjetër ka një mos gatishmëri që Prishtina të merret me këto. Ka hezitime për fillimin e Gjykatës Speciale. Ndërsa Serbia është e përkushtuar në zbardhjen e të pagjeturve si një e drejtë themelore. Në anën tjetër për t’iu shmangur drejtësisë njëri prej komandantëve, ata kërcënojnë me një luftë të re, pra nëse ai person gjykohet, atëherë Serbia do të ballafaqohet me luftë sikurse në vitin 1999”, tha Nikoliq në OKB.
Presidenti serb ka shtuar se shteti i tij është i interesuar për të vazhduar dialogu i Brukselit me ndërmjetësimin e BE-së, porse ka akuzuar palën kosovare për mos zbatimin e marrëveshjeve.
“Mbështesim vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Objektivi ynë themelor është mbrojtja e të drejtave të lirive të njeriut. Gjithsesi ne jemi për dialog dhe ndalimin e dhunës. Fatkeqësisht themelimi i asociacionit ende nuk ka filluar dhe Prishtina po dërgon sinjale se nuk janë të interesuar për këtë. Serbia kërkon të respektohen marrëveshjet e arritura para katër viteve. Sepse kjo është çështje e rëndësisë së veçantë për serbët e Kosovës. Themelimi i AKS-së është themelore për jetesën e serbëve në Kosovë. Serbia i konfirmon të gjitha të drejtat e marrëveshjes së Brukselit dhe të gjitha ato Prishtina duhet t’ua jap serbëve”, shtoi ai.
Nikoliq theksoi se Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes për të gjithë banorët e Kosovës që ata të jenë të respektuar të drejtat e njeriut. Ai tha se mbi 200 mijë persona kanë jetuar në ‘krahinë’ para vitit 1999, derisa Serbia është e përkushtuar për rikthimin e tyre.
Ai përmendi edhe ndaljen e trenit i cili ishte nisur nga Beogradi për Kosovë, i mbushur me ikonografi të kishës serbe duke provokuar shtetin e Kosovës.
“Ka të tillë që mendojnë se treni kishte porosi se Kosova është Serbia, por iu rikujtoj se me rezolutën 1244 Kosova është pjesë e Serbisë dhe çdo ndryshim tjetër Serbia është e gatshme t’iu përgjigjet në mënyra tjera. Ka pasur edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë të serbëve. Kjo ka cenuar situatën e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe në rastet tjera Serbia është sjell me maturi në mënyrë që të ruhet siguria në rajon”, tha me tutje Nikoliq.
Presidenti serb ka përmendur edhe sulmet siç ka thënë ai ndaj kishave, si ajo në Prishtinë. Sipas tij, këto janë shqetësuese sepse është tendencë për fshirjen e gjithë atyre gjurmëve të serbëve që siq tha ai kanë qenë 200 mijë deri në vitin 1999. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit