LAJMI I FUNDIT:

SHBA, ndalohet për dy orë në aeroport djali i Muhammed Ali

SHBA, ndalohet për dy orë në aeroport djali i Muhammed Ali

Muhammed Ali Jr. (44) djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali është ndaluar për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe është marrë në pyetje rreth besimit fetar.

Sipas New Times në Miami thuhet se avokati i familjes Chris Mancini, ka njoftuar se Muhammed Ali Jr djali i boksierit Muhammed Ali më 7 shkurt është ndaluar në aeroportin Fort Lauderdale në Miami teksa kthehej nga Xhamajka me nënën e tij.


Gjithashtu sipas lajmit theksohet se nëna Khalilah Camacho-Ali duke iu përgjigjur pyetjeve të punonjësit të doganës, i ka treguar në fotografi me bashkëshortin dhe ka kaluar nga dogana. Por i njëjti punonjës e ka pyetur për herë të parë “A je musliman” djalin i cili është shtetas amerikan dhe nuk ka asnjë dosje kriminale dhe më pas punonjësi nuk ka lejuar kalimin e tij.

Ndër të tjera bëhet e ditur se punonjësi i doganës pasi ka mbajtur për afërsisht gjysëm ore djalin e Muhammed Ali, duke i drejtuar pyetjet: “Ku e ka marrë emrin” dhe “A je musliman”? Ai më pas e ka dërguar në një dhomë të vogël.

Duke vënë në dukje se në këtë dhomë Muhammed Ali Jr. është përballur sërish me pytetje në lidhje me besimin nga një tjetër punonjës, avokati i familjes Mancini tha se “Kjo është një fyerje”, duke iu referuar ndalesës për vizën ndaj shtatë vendeve muslimave të vendosur nga qeveria e re më 27 janar.

Ndër të tjera avokati Mancini ka vënë në dukje se Muhammed Ali Jr. ka hyrë në vend pasi është marrë dy orë në pyetje dhe ka bërë komentin se “Ne në këtë vend nuk mund të mbajmë njerëzit të nënshtruar me diskriminim sipas feve”.

Ndërsa zyrtarët e doganës në pyetjet e mediave në lidhje me çështjen i janë shmanguar përgjigjeve duke treguar si arsye privatësinë e udhëtarit.

Boksieri legjendar amerikan, ish kampioni i boksit në peshat e rënda Muhammed Ali, ndërroi jetë më 3 qershor 2016 në Arizona.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori