LAJMI I FUNDIT:

Imazhi i çuditshëm i gruas së ulur në një stol palestre, me këmbët në “drejtim të kundërt” (Foto)

Imazhi i çuditshëm i gruas së ulur në një stol palestre, me këmbët në “drejtim të kundërt” (Foto)

Një fotografi e një gruaje të ulur në një stol palestre me këpucët e saj prapa është shpërndarë me të madhe në internet.

Imazhi i çuditshëm tregon një grua të re e gatshme për stërvitje, e ulur në një nga pajisjet e palestrës, por që këmbët e saja janë të vendosura në drejtim të kundërt.

Fotografia ka bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të jenë të ndarë në mendime, ku shumica thonë se bëhet fjalë për një iluzion optik, përcjell Telegrafi.


Disa sugjerojnë se imazhi i çuditshëm mund të jetë reflektim i një pasqyre prapa saj, gjë që shpjegon pse këmbët e saj janë të vendosur në një mënyrë të veçantë.

Gjithsesi, kjo foto vazhdon të mbetet edhe më tej një “mister”. /Telegrafi/