LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në tru, “harta e terrorit”: Ku shkojnë kujtimet e frikshme?

Zbulohet në tru, “harta e terrorit”: Ku shkojnë kujtimet e frikshme?

Truri i njeriut është në gjendje që të ruajë një “hartë terrori”, për të kujtuar vendet ku ka përjetuar përvoja të frikshme. Kështu thuhet në një studim të publikuar nga revista “Nature Neuroscience”.

I eksperimentuar për herë të parë tek minjtë, studimi mund të hedh dritë mbi mekanizmat që i lejojnë kujtesës “të ripeshkojë” kujtimet e vjetra, duke treguar edhe mënyrën me të cilën zbulohen sëmundje si Alzheimeri.

“Mendja jonë përthith gjithnjë kujtime”, shpjegon Daoyun Ji. “Unë mund të kujtoj rrugën që bëj çdo mëngjes nga shtëpia në punë: çfarë sinjalesh gjeneron truri im në momentin kur unë rikuperoj kujtimin?”.


Testet – Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin cerebral të disa minjve të laboratorit, ndërsa ecnin para dhe pas në një korridor të vogël dhe të gjatë. Pas rrugës së parë, brejtësit kanë ecur sërish përgjatë korridorit që përshkruan në fillim dhe më pas pësuan një goditje elektrike. Në rrugët e tjera, minjtë e frikësuar, ndërprisnin përpara kalimin e tyre dhe ktheheshin pas për të shmangur pikërisht vendin e elektroshokut.

Vendndodhja e neuroneve – Në momentin e kujtimit të frikshëm, truri i minjve “ndizte” neurone specifike të quajtura “qelizat e vendit”, që përfaqësojnë në mendje pikërisht vendin fizik, ku brejtësit kishin përjetuar përvojën e terrorit. “Duke vërejtur aktivitetin cerebral të brejtësve”, shpjegon Ji, “mund të kuptojmë që kafsha po udhëtonin psikologjikisht nga vendi ku ndodhet në vendin që pësoi tronditjen”.

Kërkimi vazhdon – Studiuesit synojnë të zbulojnë nëse këto mekanizma mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit. Studimet e shumta kanë treguar se sëmundja nuk fshin kujtimet, por e bën të pamundur rikuperimin e tyre. /Gazeta Shqip/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori