LAJMI I FUNDIT:

Interi të vendosur për Manolasin

Interi të vendosur për Manolasin

Interi është i vendosur që të ofrojë në skuadër mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Nerazzurrët janë të lidhur me lojtarin në muajt e fundit, pasi ky i fundit ka refuzuar të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me klubin.

Sipas Tuttosport klubi zikaltër është i gatshëm të paguajë hiq më pak se 45 milionë euro për grekun.


Shuma do të zbritet në 37 milionë, nëse Roma vendos që të paguajë Juan Jesusin që është marrë si huazim me të drejt blerje. Çmimi i marrëveshjes është 8 milionë euro.

Manolasit i është ofruar një pagë prej 3 milionë euro në sezon, ndërsa aktualisht ai fiton 1.8 milionë euro te Roma.

Roma nuk duan ta shesin lojtarin tek rivalët, ndërsa Interi ka menduar edhe për opsione të tjera si Marquinhos i PSG-së, Stefan de Vrij i Lazios dhe Francesco Acerbi i Sassuolos. /Telegrafi/