Ne bëjmë shumë gjëra çdo ditë, saqë duhet t’ia ndalojmë vetes ndonjë gjë dhe shpeshherë kjo gjë është gjumi.
Ne ose vendosim të flemë më vonë ose të zgjohemi herët për t’i kryer detyrat që i kemi. Si rezultat i kësaj, ne zgjohemi sikurse të mos kemi fjetur fare, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë ndodh nëse nuk flemë mjaftueshëm?
Sëmuremi. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërlidhur direkt me gjumin, dhe mungesa e gjumit e vështirëson punën e sistemit të imunitetit për t’i luftuar sëmundjet.
Është më vështirë të mendoni logjikisht dhe të reagoni shpejt, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm – p.s.h, kur jeni duke vozitur.
Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë.
Shëndeti i lëkurës fillon të ‘shkatërrohet’: rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje.
Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet.
Epshi seksual zvogëlohet. Nëse flini më pak se pesë orë në javë, nivelet e testosteronit dhe hormonet e seksit zvogëlohen për 15 për qind.
Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë.
Çfarë duhet të bëni?
Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë. Nëse keni për tu zgjuar në orën 7 të mëngjesit, flini në orën 11 pasdite. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës