LAJMI I FUNDIT:

Nora Istrefi shfaqet me pallton e famshme të “Bonbon” (Foto)

Nora Istrefi shfaqet me pallton e famshme të “Bonbon” (Foto)

Nora Istrefi, është njëra ndër këngëtarët më të pëlqyera dhe të kërkuara të momentit.

Pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Ermal Fejzullahun, këngën dhe klipin “Hije”, i cili u prit mirë nga publiku.

Ndërkohë, aktualisht ajo është angazhuar edhe me profesionin e saj tjetër si blogere, ku publikon mjaft shpesh fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet e veshur mjaft me stil.


Por së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa imazhe në Instagram Story, ku shfaqet me pallton e famshme të klipit “Bonbon”, me të cilën shfaqet në klip motra e saj, këngëtarja Era Istrefi.

Nora duket bukur me xhaketën e famshme të “Bonbon”. Foto nga InstaStory.

Pranë saj dukej bukur e veshur edhe vajza e saj Renee, me një xhaketë rozë të mbushur me pupla.

Një kombinim i bukur nënë e bijë, bëri që këto imazhe të marrin simpatinë e shumë ndjekësve të saj në këtë rrjet social. /Telegrafi/