LAJMI I FUNDIT:

Gjenden pa dokumente shtatë femra nga Shqipëria, mbyllet lokali në Kamenicë

Gjenden pa dokumente shtatë femra nga Shqipëria, mbyllet lokali në Kamenicë

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha formave të trafikimit me njerëz, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Gjilan dje ka ushtruar një kontroll në një lokal në Kamenicë.

Sipas Policisë në asistencë të hetimeve kanë qenë edhe Njësia Policore e Reagimit të Shpejtë e Gjilanit, inspektorë të ATK-së dhe inspektorë të punës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dy armë të ftohta (thika), të cilat i janë dorëzuar njësisë policore të Stacionit Policor në Kamenicë për procedura të mëtutjeshme.


“Në lokalin në fjalë janë hasur duke punuar katërmbëdhjetë femra, shtatë prej tyre nga Shqipëria. Të gjitha janë intervistuar sipas procedurave standarde vepruese, tek të njëjtat nuk janë gjetur elemente që i bëjnë të jenë viktima potenciale të trafikimit. Por, për shtatë nga to, në mungesë të dokumentacionit përkatës për leje qëndrim të njëjtat janë proceduar tek Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtutjeshme në baze të Ligjit për të huaj. Inspektorët e ATK-së, lokalin në fjalë e kanë mbyllur, pasi kanë gjetur parregullsi në dokumentacion”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori