LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi arrin 300 milionë klikime me “Bonbon” (Video)

Era Istrefi arrin 300 milionë klikime me “Bonbon” (Video)

E bukur dhe e veçantë që në momentin e parë që u publikua.

Është kjo kënga “Bonbon” e këngëtares Era Istrefi, e cila pa asnjë dilemë u shndërrua në hitin më të madh të këngëve shqip.


Kjo këngë, e punuar nga kompzoitori Big Bang Beats, dhe me tekst të vet këngëtares ka arritur të jetë ndër këngët më të pëlqyera edhe në tregun ndërkombëtar, duke rezervuar vendin në top listat më të njohura botërore.

Era Istrefi dhe Noizy reklamojnë makinat e tyre të reja super të shtrenjta (Foto)
Lexo po ashtu Era Istrefi dhe Noizy reklamojnë makinat e tyre të reja super të shtrenjta (Foto)

Suksesi i saj pasqyrohet edhe me klikimet në YouTube, të cilat së fundmi kanë kapur shifrën 300 milionë, duke fituar kështu epitetin si kënga shqiptare më e klikuar në këtë kanal.

Kompania “Ultra Music” me të cilën këngëtarja ka nënshkruar kontratë, shprehen se janë shumë të kënaqur që kanë nën menaxhim një këngëtare të tillë, dhe se së shpejti do të publikojnë projektet e reja të saj. /Telegrafi/