LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Edukimi parashkollor i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve

Ibrahimi: Edukimi parashkollor i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve

Edukimi cilësor në periudhën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve tek fëmijët mbi zhvillimin e mendimit kritik, vetëbesimit, aftësimit për ballafaqim me problemet dhe kapacitetet për vendosje të relacioneve me personat e tjerë nga mjedisi, për këtë arsye nevojitet rritje e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve nga mosha parashkollore, theksoi ministri i MPPS-së, Ibrahim Ibrahimi në konferencën kushtuar situatës në edukimin parashkollor, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ibrahimi shton se familja është mjedisi themelor në të cilin duhet të sigurohen kushte optimale për rritje të drejtë dhe zhvillim të fëmijës, por tha, kjo duhet të plotësohet me edukim cilësor për zhvillim të drejtë të hershëm të fëmijëve.

‘Pikërisht për këtë, në vitet e fundit i kushtuam kujdes të madh hapjes së institucioneve të reja për kujdessjen dhe edukimin e fëmijëve. Nevoja për kopshte të reja u rrit me procesin e uljes së papunësisë dhe kështu gjithnjë e më shumë familje ku të dy prindërit janë të punësuar kanë edhe nevojë fëmijën ta lënë për kujdesje në kopsht. Por kapaciteti i këtyre institucioneve është i kufizuar si rezultat i lënies pas dore me dekada të ndërtimit të objekteve të tilla. Praktikisht kishim stagnim dekadash në këtë plan, si në vitet e 90-ta, ashtu edhe në vitet e para nga dekada e kaluar. Pothuajse të gjitha kopshtet deri në vitin 2016 ishin ndërtuar në kohën e Jugosllavisë dhe të njëjtat funksionojnë në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore nga kjo periudhë’, tha Ibrahimi. /Telegrafi/