LAJMI I FUNDIT:

Klimovski: BDI duhet ta respektojë parimin “fituesi me fituesin” dhe të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM

Klimovski: BDI duhet ta respektojë parimin “fituesi me fituesin” dhe të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM

Profesori universitar Aleksandar Klimovski në një emision në TV Nova theksoi se BDI-ja duhet të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, për shkak të parimit “fituesi me fituesin”. Ai mendon se OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja do t’i vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pres që të vazhdojnë bisedimet. Siç theksoi lideri i BDI-së, ai do të vazhdojë të bisedojë edhe me OBRM-PDUKM-në edhe me LSDM-në. Shpresoj se do t’i udhëqeh mendja dhe do të formojnë Qeverinë e re, partia fituese tek maqedonasit dhe partia fituese tek shqiptarët, në të kundërtën BDI do ta shkel parimin e deritanishëm”, deklaroi Klimovski.

Ai koalicionin BDI-LSDM e cilëson si jonatyror, për shkak se në të kaluarën LSDM-ja ka akuzuar BDI-në si parti tenderesh./Telegrafi/