LAJMI I FUNDIT:

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Ata kanë një agro-turizëm në Tragjas të Vlorës.

Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin.


Ai po punon si marangoz në Gjermani, ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre. Kryeministri ‘e kritikoi’ duke bërë thirrje që të kthehej në vendin e tij.

“Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama, raporton TCH.

“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, TVSH e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani TVSH.

Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ça bën ai atje Gjermani, marangoz, e mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në Gjermani për gjermanët, jo më për ne”, shtoi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

Lajme
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan

Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën

Lajme
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
Incidente gjatë zgjedhjeve në disa komuna - sulme ndaj zyrtarëve, cenim i fshehtësisë së votimit dhe arrestime

Incidente gjatë zgjedhjeve në disa komuna - sulme ndaj zyrtarëve, cenim i fshehtësisë së votimit dhe arrestime

Kronika e Zezë
Osmani udhëton për në Paris, me ftesë të Macron merr pjesë në Samitin e Inteligjencës Artificiale

Osmani udhëton për në Paris, me ftesë të Macron merr pjesë në Samitin e Inteligjencës Artificiale

Lajme
Kalo në kategori