ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një diskutim me të rinjtë në Jalë, foli për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Rama tha se raporti i tij me Albin Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.


Kryeministri Rama shtoi se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë, Rama tha se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë.

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjaja. Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme dhe s’ka problem. Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, tha Rama.

Ai foli edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar. Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqiptare.