LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Toprak transferohet te Dortmundi

Zyrtare: Toprak transferohet te Dortmundi

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka bërë një goditje të madhe për repartin e mbrojtjes.

Ylli turk, Omer Toprak edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Dortmundin.


Toprak që ishte shtylla kryesore e mbrojtjes së Leverkusenit ka pranuar transferimin në Dortmund.

Verdhezinjtë kanë paguar 12 milionë euro për Leverkusenin, ndërsa Toprak do t’i bashkohet atyre në verë.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me Dortmundin. /Telegrafi/