LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përgatit ofertën për Bernardeschin

Chelsea përgatit ofertën për Bernardeschin

Chelsea thuhet se janë duke përgatitur një sulm gjatë verës për Federico Bernardeschin e Fiorentinas, pasi bisedimet mbi rinovimin kanë ngecje.

Sipas calciomercato.com, Fiorentina nuk janë duke u ngutur për të hyrë në negociata me Bernardeschin mbi një kontratë të re përtej vitit 2019, përcjell Telegrafi.

22-vjeçari ka deklaruar gjithmonë dëshirën e tij për të mbetur një lojtar i Violas, por – për dallim nga Nikola Kalinic – ai është pa klauzolë lirimi, dhe mund të largohet nga klubi për një ofertë të kënaqshme.

Bernardeschi bën probleme për rinovimin e kontratës me Fiorentinën
Lexo po ashtu Bernardeschi bën probleme për rinovimin e kontratës me Fiorentinën

Kjo ka lënë derën hapur për një qasje nga Chelsea, pasi trajneri i tyre, Antonio Conte, është një admirues i vjetër i anësorit italian, i cili llogaritet zbulimi më i madh këto vitet e fundit.

Calciomercato gjithashtu lidh Bernardeschin, i cili ka shënuar 11 gola në 29 paraqitje për Fiorentinën këtë sezon, me Interin, Monacon dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Granit Xhaka merr çmimin si 'Lojtar i ndeshjes' nga UEFA - statistikat e tij në përballje me Hungarinë

Përfaqësueset
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin

Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!

Sport
LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Itali - Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Përfaqësueset
Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Dortmundi vishet kuqezi, tifozët shqiptarë me këngë e valle presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori