LAJMI I FUNDIT:

Mustafaj vlerëson librin e Hoxhajt: Mendim strategjik për një shtet të ri

Mustafaj vlerëson librin e Hoxhajt: Mendim strategjik për një shtet të ri

Diplomati shqiptar Besnik Mustafaj, ka bërë një analizë të detajuar për librin “Ngritja e një shteti”, të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në analizën e botuar në gazetën “Panorama”, Mustafaj thotë se libri “Ngritja e një shteti”, me autor Enver Hoxhajn, vendosë me zhdërvjelltësi politikën e jashtme të Kosovës në suazën e teorive më serioze të pranuara në këtë fushë.


Mustafaj thotë se trajtimi i politikës së jashtme të Kosovës në këtë libër përbën një mendim më strategjik për ndërtimin e një shteti të ri.

Ai po ashtu, flet edhe për trajtimin dhe qasjen që Hoxhaj i ka dhënë çështjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Në sajë të bagazhit si profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hoxhaj arrin në librin e tij ta vendosë me zhdërvjelltësi politikën e jashtme të Kosovës në suazën e teorive më serioze të pranuara në këtë fushë. Kjo sepse ai është i bindur se “një mendim filozofik si mishërim i saj është i domosdoshëm, meqë pa të politika e jashtme e Kosovës do të ishte e papërcaktuar dhe e shkujdesur.” Për arsye se fati i Kosovës si vend dhe si shoqëri është formëzuar nga liberalizimi i ringjallur pas Luftës së Ftohtë, thotë autori, mendimi filozofik i mishëruar në politikën e saj të jashtme buron nga doktrina liberale. Por diplomacia për zbatimin e kësaj politike “ndërtohet në parimet e Realpolitikës”. Realizmi ndihmon për të kuptuar se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është një proces ku “duhet të ruhen interesat vitale, edhe pse dialogu është instrument i rëndësishëm politik”. Po sipas këtyre parimeve përligjet plotësisht nevoja për partneritet me SHBA-të, me disa vende kryesore europiane, si dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Në veprimtarinë e saj, diplomacia kosovare mbështetet në konceptin e “fuqisë së zgjuar”, koncept ky që ndërthur “fuqinë e fortë me fuqinë e butë” në përputhje me përkufizimin, që Nye i ka bërë kohët e fundit e të cilin Hillary Clinton, siç Enver Hoxhaj citon, e ka promovuar posaçërisht gjatë periudhës kur ishte Sekretare e Shtetit”, shkruan Mustafaj.

Mustafaj në vlerësimin e tij i ka dhënë rëndësi faktit se Hoxhaj i ka kushtuar kujdes të madh shmangjes së pikëpamjeve personale që do të mund të ngjallnin polemika, por është përqëndruar, sipas tij, në një të vërtetë të pandryshueshme të politikës së jashtme të Kosovës.

“Solla këtu vetëm dy-tre shembuj për të treguar stilin, në të cilin është shkruar libri, ku bie në sy kujdesi i madh nga ana e autorit për të shmangur shprehjen e pikëpamjeve personale, të cilat mund të ngjallin vetvetiu edhe polemika e ku tregohet një kujdes po aq i madh nga ana e tij për të ngulitur në mendjen e lexuesit si një të vërtetë të pandryshueshme se politika e jashtme ka shërbyer fuqimisht për ngritjen e shtetit të ri të Kosovës qysh në themelet e tij e se kjo politikë e jashtme nuk ka rënë pre e ambicieve për pushtet të njërit apo të tjetrit politikan në Prishtinë, por është strukturuar qysh në fillim në përshtatje me teoritë më të përparuara, si një sistem koherent vlerash përbashkuese me botën perëndimore, sistem ky i aftë për t’iu përgjigjur nevojave imediate dhe perspektive të Kosovës së pavarur”, thotë Mustafaj në shkrimin e botuar në Panorama.al.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori