Të hash mirë dhe të jesh aktive fizikisht ju ndihmon të qëndroni në formë dhe të dukeni gjithnjë mirë, por muskujt e fytyrës tentojnë të humbin elasticitetin me kalimin e viteve.
Më poshtë ju rendisim disa nga ushtrimet më efektive për të mbajtur në formë fytyrën dhe për t’i dhënë tipareve tuaja definimin që kanë nevojë.
1. Bëni nxemjen e muskujve (Përsëriteni 8-10 herë)
Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxemjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.
2. Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm (Përsëriteni 5-7 herë)
Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar.
3. Kapni hundën (Përsëriteni 5 herë)
Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t’i forconi. Nxirreni gjuhën sa më lart të mundeni dhe përpiquni të kapni me të majën e hundës. Mbaji buzët të relaksuara.
4. Fytyra ovale ideale (Përsëriteni 5 herë)
Nëse doni t’i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje.
5. ‘Puthni gjirafën’ (Mbajeni 5-8 sekonda, përsëriteni 5 herë)
Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dike. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda.
6. Ushtroni presion me grushta (Përsërisni 5-7 herë)
Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t’i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda.
7. Buzëqeshni (Përsëriteni 5-8 herë)
Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse. Nëse ndjeni një presion të fortë në muskujt e mjekrës atëherë po e bëni siç duhet.
8. Fryni faqet (Mbani për 5 sekonda)
Merrni frymë thellë dhe mbushi faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndjeni presionin e msukujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Përsëriteni 5-6 herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'